Cagliari insiston për Mirlind Dakun, por Rubin Kazani do 10 milionë euro – mësohen detajet e ofertës
Cagliari i ka bërë një ofertë të re Rubin Kazanit për të blerë sulmuesin shqiptar Mirlind Daku dhe oferta e fundit është dukshëm e përmirësuar nga ajo e para.
Sipas gazetari të njohur rus Ivan Karpov, Cagliari ofron 5 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse, pasi oferta e parë prej 3 milionë eurosh e ardhur në gjysmën e parë të korrikut u refuzua nga Rubin Kazan.
Cagliari improved their offer to €5m + €3m in bonuses (matches, goals/assists). First offer was made in early July.
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 1, 2024
The offer isn't bad but it still doesn't suit Rubin, who demand at least €10m.
(@OnooQ) https://t.co/zW7XGMzVTA pic.twitter.com/Zrq29UHtIe
Pjesa bonus e ofertës së re përfshin një bonus për numrin e ndeshjeve të luajtura (deri në 1 milion euro) dhe gola/asistime (deri në 1 milion euro). Rubin Kazan do të marrë plus 1 milion euro tjera nëse Cagliari e shet Mirlind Dakun diku tjetër për më shumë se 5 milionë euro.
Kështu, nëse realizohen të gjitha bonuset, Rubin Kazan nga ky transferim mund të fitojë deri në 8 milionë euro.
“Oferta nuk është e keqe, por gjithsesi nuk i përshtatet Rubinit. Siç kam raportuar më herët, klubi dëshiron ta mbajë Dakun ose të marrë të paktën 10 milionë euro për të”, ka shkruar Karpov.
Më herët babai i futbollistit, Fehmi Daku ka thënë se përveç Cagliarit, për djalin e tij janë të interesuar edhe për klubet e CSKA, Lokomotiva dhe disa klube nga Bundesliga.
Daku u transferua në Rubin në vitin 2023 nga klubi kroat Osijek, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare, ku shuma e transferimit ishte 1.2 milion euro.
Sezonin e kaluar, sulmuesi shqiptar, tani 26-vjeçar luajti 33 ndeshje për Rubin Kazan në të gjitha garat dhe shënoi 10 gola. Ai ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2024. /Telegrafi/
Cagliari offered €3m but Rubin refused. The Kazan side want to keep their star player unless someone is ready to pay €10m.
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 1, 2024
(@OnooQ)
Earlier his father talked about interest from Cagliari, Loko, CSKA & Bundesliga clubs - August should be a decisive month for Daku's future. https://t.co/JBXA8MzaoM pic.twitter.com/KV8pcgRM2f