Zyrtare: Dortmundi huazon Yan Couton nga Man City
Dortmundi ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin Yan Couto në formë huazimi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në platformën “X”.
Dotmundit ka nënshkruar me mbrojtësin brazilian nga Man City deri në vitin 2025, me opsion për transferim të përhershëm.
“Bem-vindo ao Dortmund, Yan!
Borussia Dortmund ka nënshkruar me mbrojtësin brazilian Yan Couto në huazim nga Manchester City deri në qershor 2025, me një opsion për një transferim të përhershëm”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman. /Zëri