Noizy shoqërohet në Polici

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, nuk ka mundur të mbaj koncertin e tij të paralajmëruar në një klub të Ferizajit, pasi është shoqëruar në Polici.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të llogarisë së tij në instagram, raporton klankosova.tv

Artisti u ka kërkuar falje të gjithë atyre që e prisnin të performonte.

Noizy dyshohet se u përfshi në një rrahje që ndodhi në një diskotekë në Pejë, në orët e para të së mërkurës, njofton klankosova.tv.

Këtë e kishte konfirmuar në Edicionin Special në Klan Kosova, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.