Taravari reagon pas lirimit të ish-ushtarit të UÇK’së nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut
Ish-ushtari i UÇK-së i cili u arrestua ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, Blerim Ramadani, u lirua të enjten nga burgu i Shutkës ku ishte dërguar në paraburgim.
Për lirimin e tij ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari që ka qenë kandidat për president të Maqedonisë së Veriut nga radhët e koalicionit VLEN.
Arben Taravari e ka përshëndetur lirimin e Blerim Ramadanit.
“E përshëndes lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani! Lirimi i tij ishte një mision që e arritëm dhe liria e tij na gëzon të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook, të premten.