Disa ditë pas vrasjes së liderit të Hamasit, reagon Bideni
Presidenti amerikan, Joe Biden tha se vrasja e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh nuk do të ndihmojë për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.
“Kjo nuk ndihmon”, tha ai para gazetarëve kur u pyet nëse vrasja e Haniyeh kishte shkatërruar shanset për një marrëveshje armëpushimi.
Biden theksoi se në një bisedë të drejtpërdrejtë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ai bëri thirrje për një armëpushim të shpejtë për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në Rripin e Gazës.
“Ne kemi një bazë për një armëpushim. Ai duhet të ecë përpara me të dhe ata duhet të ecin përpara me të tani”, tha lideri amerikan.
Ai shtoi se është shumë i shqetësuar për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.
Biden e bëri komentin gjatë qëndrimit në bazën Andrews në Maryland, ku takoi një aeroplan që transportonte të burgosur të liruar nga Rusia.
Ndryshe, Haniyeh është eliminuar gjatë qëndrimit në shtëpi në Teheran, ku mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri iranian, Masoud Pezeshkian. /telegrafi