Kamala Harris mbledh 300 milionë dollarë gjatë korrikut
Ekipi i fushatës së zëvendëspresidentes së SHBA-së dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris, njoftoi sot se mblodhi 310 milionë dollarë në korrik, kryesisht nga donacione të vogla, pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara.
Kjo shifër është dyfishi i shumës prej 138.7 milionë dollarësh që rivali i saj republikan Donald Trump grumbulloi në të njëjtin muaj.
Në këtë mënyrë, shuma totale e mbledhur nga Harrisi dhe para saj Bideni arriti në më shumë se një miliard dollarë dhe kjo është periudha më e shkurtër në historinë e një fushate presidenciale që është mbledhur një shumë e tillë. /abcnews