Pas babait, vdes edhe njëri nga djemtë e tij që u plagosën para disa muajsh në Pejë
Sot ka humbur jetën Jetart Berisha, viktima e dytë e rastit të rëndë që ndodhi në muajin maj, në Pejë, ku babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri nga i dyshuari Agron Gashi, raporton gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për obduksionin e viktimës”, tha Nikçi.
Kujtojmë se më 7 qershor kishte vdekur edhe babai i Jetart Berishës, Jeton Berisha.