Vdes në QKUK gruaja që u rrah nga bashkëshorti dy ditë më parë

Sot në mëngjes viktima M.Zh. nga Gushterica e Poshtme e Graçanicës, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të marra më 31.07.2024, pasi dyshohet se bashkëshorti i saj D.Zh., kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas informacioneve të konfirmuara për Qendrën për Media nga mjeku i Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, Naser Syla, gruaja vdekur pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Sipas mediave lokale në gjuhën serbe, viktima M.Zh. ishte dërguar të mërkurën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Graçanicë, rreth orës 20:50, por për shkak të lëndimeve ajo shumë shpejt është transferuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe ka vdekur sot në mëngjes, transmeton Zeri.info.

Komandanti i Stacionit Policor të Graçanicës, Bratisllav Trajkoviq, më herët ka thënë për “Media Center” se i dyshuari D.Zh., bashkëshorti i viktimës, është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Stacioni Policor i Graçanicës. /Zëri