Osmani uron homologen e saj zvicerane për Ditën Kombëtare: Një aleate e palëkundur e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar presidenten zvicerane Viola Amherd për Ditën Kombëtare të Zvicrës.

Ajo ka theksuar rolin mbështetës që ka pasur Zvicra ndaj Kosovës ndër vite.

“Zvicra ka qenë një mike e vërtetë dhe një aleate e palëkundur, duke qëndruar krah për krah me Kosovën gjatë gjithë viteve. Sot, ne festojmë me ju, duke nderuar lidhjet e forta që lidhin vendet tona, duke përfshirë rolin që diaspora jonë vibrante ka luajtur në ndërtimin e këtij partneriteti të fortë”, shkroi Osmani.