Arrestohet punëtori në Fushë-Kosovë, shiti veturën dhe mjetet e punës
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqpërdorimit të besimit.
Në njoftimin e PK-së theksohet se një punëtor dyshohet se ka shitur veturën dhe mjetet e punës në vlerë 9.500 euro.
Vetura pa mjete të punës i është kthyer pronarit, ndërsa punëtori është arrestuar.
Fushë-Kosovë, 12.07.2024 – 19:30. Viktima mashkull kosovar, pronar i një firme private, ka njoftuar Policinë se punëtori i tij, i dyshuari mashkull kosovar, kishte marrë veturën e punës së bashku me mjete punë në vlerë rreth 9500 € dhe e kishte shitur. Më datë 31.07.2024 është arrestuar i dyshuari, ndërsa vetura pa mjete pune i është kthyer pronarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.