Pse nuk duhet të qëndroni gjatë në tualet?

Ekspertët shëndetësorë kanë dhënë një paralajmërim pse nuk duhet të shpenzoni shumë kohë në tualet.

Shumë njerëz qëndrojnë gjatë në tualet, duke qenë se qëndrojnë me telefonat e tyre, shkruan Express.co.uk.

Një mjek në TikTok i njohur si Joseph Salhab, thotë se qëndrimi i zgjatur dhe sforcimi i zgjatur mund të rrisë shanset për zhvillimin e diçkaje shumë të dhimbshme.

“Sforcimi dhe qëndrimi i zgjatur, kur përdorni banjën ju vë në rrezik për zhvillimin e hemorroideve, të cilat mund të jenë të dhimbshme dhe t’ju shkaktojnë gjakderdhje”, thotë ai.

Për fat, ai tha se ka disa gjëra që ne mund të bëjmë për ta shmangur këtë, për shembull mund ta lini telefonin tuaj kur hyni në tualet.

Gjithashtu për shëndet të mirë, rritni sasinë e fibrave në dietën tuaj, pasi disa fruta punojnë për të “stimuluar lëvizjet e zorrëve”. Këtu përfshihen pemët si kivi, molla dhe dardha.

Pirja e ujit është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe çdo sasi ndihmon kur bëhet fjalë për t’u siguruar që mund të shkoni rregullisht në tualet. /Telegrafi/