Laura Fazliu fiton ndaj kinezes Jing Tang, kalon në çerekfinale
Laura Fazliu e ka nisur me sukses aventurën në lojërat olimpike “Parisi 2024”.
Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë, pasi në rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lart në ranglistë.
Fazliu u përball me kinezen Jing Tang, të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.
Me këtë fitore Fazliu kalon në çerekfinale dhe synon të fitojë medalje olimpike në Paris.