Osmani: Distria Krasniqi lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila po ndjekë nga afër Lojërat Olimpike, është deklaruar për rezultatin e argjendtë që arriti Distria Krasniqi.
Osmani tha se Krasniqi e lartësoi flamurin e shtetit tonnë në majat më të larta.
“Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë”, shkruan Osmani.
Postimi i plotë:
Stoike e luftarake!
Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë.
Faleminderit Distria, faleminderit Toni!