Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
Mëngjesin e së dielës, një peshkaqen është shfaqur në bregdetin shqiptar, specifikisht te Rana e Hedhun.
Një bashkëatdhetar ka dërguar një video në telegraf, ku duket peshkaqeni duke notuar në zonën ku zakonisht bëjnë plazh turistët.
Pas kësaj pushuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke mos guxuar të futen në det.
Edhe në të kaluarën, turistët kanë filmuar peshkaqenë në Adriatik, megjithatë, një ngjarje e tillë mbetet e rrallë.
Videon e plotë mund ta gjeni: KETU