Boksierja nigeriane suspendohet nga Lojërat Olimpike
Boksierja nigeriane Cynthia Temitayo Ogunsemilore, është suspenduar nga Lojërat Olimpike të Parisit për shkelje të një rregulli anti-doping, ka njoftuar të shtunën Agjencia Ndërkombëtare e Testimit.
Njëzet e dy vjeçarja ka të drejtë ta kundërshtojë suspendimin e saj të përkohshëm në Gjykatën e Arbitrazhit.
Ky pezullim vjen si një goditje e rëndë për nigerianen e cila pritej të debutonte në Lojërat Olimpike të hënën.
Ndërkohë, dy sportistë të tjerë janë suspenduar që nga fillimi i Lojërave: xhudisti irakian Sajjad Sehen dhe volejbollistja domenikane, Lisvel Eve Mejia.