Distria Krasniqi e nis me këmbë të mbarë në “Paris 2024”, kualifikohet në çerekfinale
Distria Krasniqi ka arritur të fitojë në rundin e dytë, në kuadër të lojërave olimpike “Paris 2024”, për të kaluar më pas në fazën çerekfinale.
Xhudistja kosovare mposhti atë indoneze, Maryam March Maharan.
Xhudistet garuan deri në kategorinë -kg 52.
Kampionia olimpike në raundin e ardhshëm do të përballet me fituesen e duelit tjetër, Gefen Primo dhe Binta Ndiaye.
Krasniqi ka caktuar objektivin që të fitojë një tjetër medalje për Kosovën, pas suksesit që arriti në ‘Tokio 2020’ duke fituar medaljen e artë. /Zëri