Dardanët e rinj pësojnë nga Hungaria

Kosova U-18 te meshkujt ka pësuar humbjen e dytë në FIBA U-18 EuroBasket, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore. 

Dardanët e rinj janë mundur nga Hungaria me rezultat 99:41 (28:8, 25:16, 18:5, 28:12). 

Më i miri te Kosova ishte Andi Ahmeti me 17 pikë e katër kërcime. 

Kosova U-18 një ditë më parë pësoi nga Estonia, derisa në kuadër të Grupit B, do të ndeshet gjithashtu me Zvicrën, Islandën dhe Poloninë.  /Zëri