Gazetari në Mitrovicë kërcënohet përmes një video në gjuhën ruse

Një gazetar ka raportuar në Polici se ka pranuar një video kërcënuese.

Në adresën e portalit të tij në Facebook, kishte pranuar një video në gjuhen ruse me një mesazh kërcënues, transmeton Zeri.info.

“Me 26.07.2024 ankuesi mashkull kosovar –gazetar, ka raportuar se nëpërmjet rrjetit social Facebook në adresën e portalit kishte pranuar një video profil në gjuhën ruse ku shihej një mesazh me përmbajtje kërcënuese. Është njoftuar prokurorin rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Zëri