Kosovarit i zhduket punëtori pakistanez

Një punëtor nga Pakistani i cili ishte duke punuar në Llapnasellë të Graçnicës, është raportuar i zhdukur.

Ai dyshohet se është zhdukur nga e mërkura ndërsa pasaportën e kishte lënë në vendin ku banonte, transmeton Zeri.info.

“Llapnasellë, Graqanicë 24.07.2024 – NN. Me 26.07.2024 një mashkull kosovar, ka raportuar se punëtori i tij mashkull pakistanez, është larguar nga vendi ku banonte dhe nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tij (gjërat personale dhe pasaporta e tij i kishte lënë aty ku banonte). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri