Kapen me ekstazi, kokainë dhe marihuanë dy persona në festivalin “Sunny Hill”

Dy persona janë ndaluar dje në Bërnicë të Poshtme të Prishtinës, aty ku po mbahet edhe festivali “Sunny Hill”.

Policia ka bërë të ditur se në rastin e parë rreth orës 21:30 gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë cigare me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 12 gram.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.

Ndërsa në rastin e dytë, njësiti policor gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull janë gjetur dhe konfiskuar, një sasi prej 11 pilulave, dyshohet të jenë ekstazi dhe një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri