Aktorja e famshme Sharon Stone: Do të largohem nga SHBA-ja nëse fiton Trumpi
Që kur Joe Biden njoftoi se po tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhjetëra personazhe të famshëm e falenderuan dhe deklaruan mbështetjen e tyre të plotë për Kamala Harris.
Zëvendëspresidentja amerikane, e cila pritet të jetë kandidatja demokrate, do të përballet me republikanin Donald Trump. Ky i fundit, përveç mbështetësve të tij fanatikë, po përballet me dhjetëra yje të Hollivudit, të cilët do të bënin gjithçka që ai të humbiste zgjedhjet.
Në rastin e Sharon Stone, natyrisht, gjërat janë pak më ndryshe.
Aktorja 66-vjeçare, sipas një raporti të Daily Mail, thuhet se ka thënë se nëse Trumpi rizgjedhet president i Shteteve të Bashkuara, ajo do të largohet nga vendi.
“Patjetër që po mendoj të blej një shtëpi në Itali. Mendoj se ky është një investim i zgjuar për momentin”.
Miqtë e aktores thonë se ajo tashmë ka kërkuar shtëpi gjithashtu në rivierën franceze. Yje të tjerë të Hollivudit që kanë folur kundër Trump përfshijnë Jamie Lee Curtis, Katy Perry dhe Robert De Niro, i cili ka thënë:
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme për vendin tonë sesa mposhtja e Donald Trump në kutitë e votimit”. /abcnews