Tottenhami monitoron të ardhmen e Chiesas në Juventus

Trajneri i ri i Juventusit, Thiago Motta, ka shprehur pasiguri për të ardhmen e Federico Chiesas, mes interesimit në rritje nga Tottenham Hotspur.

Kur u pyet për statusin e anësorit, Motta tha: “Për momentin ai është pjesë e Juventusit, atëherë do të shohim”, duke sugjeruar se qëndrimi i Chiesas në klubin torinez përtej kësaj vere nuk është i garantuar.

Juventusi thuhet se ka vendosur oferta për Chiesan, i cili është përballur me sfida me lëndime dhe kontrata e të cilit skadon në qershor 2025.

Raportet nga Italia tregojnë se Tottenhami është i përgatitur të ofrojë një ofertë prej 30 milionë eurosh për anësorin 26-vjeçar. Sidoqoftë, Spursi nuk është i vetmi klub që vështron Chiesan, pasi Roma dhe Manchester Unitedi gjithashtu raportohet të jenë të prirë për të siguruar shërbimet e tij. /Zëri