Regjistrohen dy tërmete në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, sot më 25.07.2024 ka regjistruar dy tërmete, epiqendra e të cilëve i përkasin epiqendrës zona Dellçevë – Berovë, 125 km në juglindje të Shkupit.
Tërmeti i parë ka ndodhur në orën 18:28 dhe ka qenë me magnitudë të shkallës Rihter M L 3,6, ndërsa i dyti në orën 18:30.
Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti i parë është ndjerë nga popullata në qytetet Berovë, Dellçevë dhe rrethinë, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, ndërsa i dyti ishte III gradë sipas shkallës së njëjtë.