Miftaraj: Kurti dhe LVV-ja në mënyrë klasike dhe primitive e kanë kap RTK-në

Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pas skandalit të fundit në RTK e që po vazhdon me shpërfaqjen e super-skandaleve të cilat i shpalosi redaktori Jeton Musliu.

Miftaraj është shprehur se Kurti dhe LVV-ja e kanë kapur në mënyrë klasike dhe primitive RTK-në.

Sipas Miftarajt, është e dhimbshme të shihet se si një parti politike e keqpërdor pushtetin në mënyrë kaq arbitrare.

Reagimi i plotë i Miftarajt, pa ndërhyrje:

Albin Kurti dhe LVV erdhen ne pushtet me i çkap institucionet publike.

Albin Kurti dhe LVV në menyre klasike dhe primitive e kane kap Radio Televizionin e Kosoves.

E dhimbshme me pa se si nje parti politike e keqperdor pushtetin ne menyre kaq arbirtrare.