Haxhiu: Hallkat elektronike po bëhen, dhunuesit s’do të kenë mundësi t’u ofrohen më grave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se hallakat elektronike po bëhen.

Këto hallakat ishin paraparë në ligjin për mbikëqyrjen elektronike, i cili ka hyrë në fuqi para 9 vitesh, por sipas Haxhiu asnjë Qeveri nuk e kishte marrë mundin ta zbatonte.

Haxhiu tha se hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t’u ofrohen atyre.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur që Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të nënshkruaj kontratën me Operatorin Ekonomik me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike. Mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët më të sigurt. Hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t'u ofrohen atyre”, ka shkruar Haxhiu ndër të tjerash, përcjell Zeri.info.

Postimi i plotë i Haxhiut, pa ndërhyrje:

Hallkat elektronike po bëhen

Me 1 korrik 2015, pra para 9 vitesh, kishte hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike por asnjë Qeveri nuk e kishte marrë mundin ta zbatonte.

Jam jashtëzakonisht e lumtur që Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të nënshkruajë kontratën me Operatorin Ekonomik, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbikqyrjen Elektronike.

Mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët më të sigurt. Hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t'u ofrohen atyre. /Zëri