Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Avokati Arianit Koci ka udhëtuar drejt Serbisë në përpjekjen e tij për të gjetur dhe transferuar për në Kosovë trupin e Faton Hajrizit.

Nga Serbia, avokati Koci ka thënë se fillimisht ka qenë për vizitë në morg dhe se ndodhet në stacionin policor të Lloznicës aty ku ka ndodhur edhe vrasja e Faton Hajrizit.

Avokati Koci ka sqaruar se në stacionin policor të Lloznicës ndodhet për orë të tëra.

“Tash jam në polici qe disa orë, në Lloznica aty ku e kanë vra”, ka thënë Koci për T7.