Aktivisti i Vetëvendosjes e shkatërron kartelën e anëtarësisë: Dështuat!
Aktivisti i Vetëvendosjes, Driton Murtezaj teksa ka hyrë live në rrjetin social Facebook, ka prishur kartelën e anëtarësisë së VV-së.
Myrtezaj thotë se nuk është më në Vetëvendosje pasi që ka plot gjëra negative.
“Miq nga sot nuk jam më në Vetëvendosje, për arsye të shëndetësisë, policisë s’ia kanë rrit rrogat edhe plot gjëra të tilla negative që ka bo Vetëvendosja, ka rrejt”, thotë ai në video teksa e prish kartelën.