Pulsi Publik i UNDP-së: Mesatarisht 50,1% e qytetarëve të kënaqur me punën e institucioneve kryesore

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi edicionin e 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik në një konferencë për media të mbajtur sot.

Sipas të dhënave të bëra publike në një konferencë për media, tregohet se mesatarisht 50,1% e njerëzve janë të kënaqur me punën e institucioneve kryesore qendrore të Kosovës.

“Të dhënat tregojnë se mesatarisht 50,1% e njerëzve janë të kënaqur me punën e institucioneve kryesore qendrore të Kosovës”, thuhet në njoftim për media të UNDP-së.