Sonte nis “Sunny Hill Festival”
“Sunny Hill Festival 2024” pritet të nisë ditën e sotme (e enjte).
Festivali do të zgjasë plot katër ditë, nga 25 deri më 28 korrik, ku tashmë ndodhet në një lokacion të ri – Bërnicë.
Edhe këtë vit ngjarja më e madhe kulturore në vend ka mbledhur yjet më të njohur ndërkombëtarë.
Në mesin e tyre janë: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Burna Boy, Black Coffe e The Blaze.
Përpos tyre, në këtë event të ftuar janë edhe shumë artistë shqiptarë si: Dafina Zeqiri, Yll Limani, Lyrical Son, MC Kresha, Ledri Vula, Dhurata Dora etj.
Tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet dhe pritet të ketë një atmosferë të mrekullueshme.
Për "Sunny Hill" ka mbërritur edhe Dua Lipa, e cila edhe pse nuk do të performojë, do të jetë në Kosovë, më afër publikut dhe fansave të saj.