Fadil Nura viziton prindërit e Faton Hajrizit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar sot familjen e Faton Hajrizit, që u vra në Serbi.
Nura përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka treguar se ka vizituar nënën dhe babanë e Faton Hajrizit për t’u shprehur ngushëllime dhe për të iu qëndruar pranë.
“Ashtu siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t’i qëndrojë mikut pranë, sot jam këtu afër nënës Shehrije dhe babait Mustafë, për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre që u shkaktua nga vrasja e djalit Fatonit në Serbi. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, Nura. /Zëri