Albion Rrahmani rikthehet në stërvitje te Rapid Bukureshti

Futbollisti kosovar, Albion Rrahmani, është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Rapid Bukureshtit.

Rrahmani kishte pësuar një lëndim në këmbën e tij të djathtë në ndeshjen e javës së dytë në elitën e futbollit rumun ndaj CFR Clujit.

Kishte frikë se sulmuesi kosovar do të mungojë gjatë, por megjithatë ai sot me mëngjes ka nisur stërvitjet me skuadrën e tij rumune.

Ai është parë duke hyrë në qendrën stërvitore të ekipit me një disponim të mirë.

Albion Rrahmani e ka nisur sezonin e ri në Rumani me një gol të shënuar.

Për të pati interesim nga disa skuadra të njohura evropiane, por duket se do të qëndrojë edhe për të paktën një sezon te Rapidi.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Rapid 1923 (@fcrapid1923oficial)