Dimal Basha e nis ditën me ofendime ndaj gazetarëve dhe AGK-së
Deputeti nga Ferizaj, Dimal Basha, që dikur vetë ishte gazetar, ka zgjedhur që mëngjesin ta nisë me një “grusht” kundër gazetarëve dhe Asociacionit të tyre.
Një një postim të gjatë, të cilin e fillon me “Mirëmëngjesi”, Basha ka treguar se si duhet të përbëhet Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, pasi sipas tij jo të gjithë gazetarët mund të jenë pjesë e tij.
"Pra AGK-ja ka probleme serioze sepse duhet m’i mbrojtë të gjithë gazetarët dhe mediumet njejtë. Si Buzhala me Batonin që shpifin e prodhojnë bërllok, si Kresnik Gashi me Flaka Surroin që gjurmojnë e prodhojnë kritikë konstruktive, të dyja palët janë të barabarta në sytë e AGK-së!”, shkroi Basha.