Zhduket një burrë në Gjakovë

Një burrë nga Gjakova është raportuar i zhdukur.

Një femër ka raportuar në Polici se i dyshuari është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij, transmeton Zeri.info.

“Gjakovë / 22.07.2024 – 08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri