Haradinaj: Ka përkeqësim të gjendjes së sigurisë në Kosovë, burim i kësaj është qasja e qeverisë “Kurti” me aleatët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është duke e vërejtur një përkeqësim të sigurisë në Kosovë por edhe në rajon.

Në tryezën e organizuar sot për të diskutuar për prioritetet në fushën e sigurisë, Haradinaj ka thënë se qasja e Qeverisë aktuale bashkë me kryeministrinë Albin Kurti në krye ka mbërri që të dëmtojë gjendje e sigurisë.

“Është e pashmangshme të mos vërehet çështja e sigurisë si në vend, rajon dhe më gjerë. Më pastaj i shohim sfidat e sigurisë në rajon dhe Kosovë. Mund të konstatojë dhe hetojë një përkeqësim të gjendjes së sigurisë, në tërësi të situatës në Kosovë. Mendoj që burimi i këtij përkeqësimi është mungesa e një doktrine të mirëfilltë për sigurinë rend dhe ligj nga Qeveria e Kosovës nga kryeministri Kurti. Mendoj që qasje e tyre dhe angazhimi i tyre për interesa të ngushta partiake gjatë qeverisjes realisht ka mbërri me dëmtuar në masë të caktuar sistemin e sigurisë në Kosovë. Shpërpushja e tyre me aleatët tanë në shumë raste ka ndikuar në përkeqësimin e situatës së sigurisë dhe rendit të ligjit”.

Sipas tij, duhet të bëhet një incizim i gjendjes së sigurisë në Kosovë, duke shtuar se shpërputhja e Qeverisë me aleatët tanë ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes.

“Duhet të bëhet një incizim të gjendjes së sigurisë në bazë të sektorëve. Ne mburremi me Policinë e Kosovës, mirëpo nuk duhet ti mbajmë sytë mbyllur dhe çka do të mete apo ndërhyrje që nga ndodh në misionin e policisë. Klima politike dhe udhëheqja politike e vendin përkeqëson politike me aleatët e sigurisë dhe e pëson mekanizmat e sigurisë, Policia e Kosovës, FSK-ja, duhet të vendoset rendi dhe ligji”, ka thënë Haradinaj. /eo