Osmani takon Bebe Rexhën: Kosova krenare me sukseset e shqiptarëve në botë

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po e viziton për herë të parë Kosovën.

Ajo është pritur sot nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Këngëtarja do të marrë pjesë në festivalin Sunny Hill që do të mbahet në datat 25-28 korrik.

"Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha! Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim!", ka shkruar presidentja Osmani.