Rilind Gërvalla del nga mbledhja e Bordit të RTK-së për raportimin skandaloz, ik nga gazetarët
Drejtori i Televizionit në RTK dhe ish-anëtari i Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, ka ikur nga gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Bordit të RTK-së për raportimin skandaloz ku sulmohet Nacionale e Periskopi.
Gërvalla pas përfundimit të mbledhjes, nuk është ndaluar për t’u deklaruar para gazetarëve.
Ndërkohë, para se të futje në takim, ka thënë se nuk e di se çfarë ka ndodhur.
“Nuk e di se çka ka ndodhë, nuk e di pse jemi mbledhë këtu sot”, ka thënë ai.
Ndërsa, anëtarët e tjerë të Bordit të RTK-së ende nuk kanë dalë nga objekti ku po mbahet mbledhja.
Foto nga Nacionale: