“Lajmet e paverifikuara nga RTK-ja dhe fushata e LVV-së ndaj Nacionales e Periskopit, thirrje të drejtpërdrejta për sulm”

Kryetari i Këshillit të Mediave të Shkruar të Kosovës (KMSHK), njëherësh analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se publikimi i lajmeve të paverifikuar nga RTK-ja dhe fushata e Vetëvendosjes ndaj Nacionales dhe Periskopit, rrezikojnë jetën e gazetarëve në këto media.

Ai ka thënë kjo ka të bëjë me thirrje të drejtpërdrejta për sulm.

“Publikimi i lajmeve të paverifikuara nga RTK dhe fushata e njerëzve të Vetëvendosjes ndaj Periskopit dhe Nacionales, rrezikojnë jetën e gazetarëve të këtyre mediave. Janë thirrje të drejtpërdrejta për sulm”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.