Pas më shumë se dy orësh, përfundon intervistimi i Haxhiut në Polici

Pas më shumë se dy orësh, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka përfunduar intervistimin në objektin e Policisë së Kosovës.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga avokati, Tomë Gashi.

Sipas Prokurorisë Speciale, ajo është ftuar për intervistim me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin “TV Dukagjini”, në emisionin “Debat Plus”, më datën 02 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara.

Po ashtu, Haxhiu pasditen e së hënës është intervistuar nga Prokuroria mbi deklarimet e saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.