Nis intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria Speciale për deklaratat rreth Faton Hajrizit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka vazhduar të martën intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Haxhiu është parë së bashku me avokatin e saj, Tomë Gashi, teksa hyjnë në objektin e Policisë së Kosovës, mbi deklarimet e saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.
Për të njëjtën temë Haxhiu është intervistuar edhe të hënën.
Ditë më parë Haxhiu shkroi në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës, e mes të arratisurve ishte edhe Faton Hajrizi, janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.
“Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës së Kosovës”, shkroi ministrja Haxhiu. /EO