Bie ashensori në një ndërtesë në Vushtrri, lëndohen dy gra
Dy gra janë lënduar në një ashensor të një ndërtese në Vushtrri.
Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ismail Qemajli”, ndërsa kanë nisur hetimet për rastin, raporton Zeri.info.
“Në rrugën ‘Ismajl Qemajli’ Vushtrri. Është raportuar se dy viktimat kanë pësuar lëndime në ashensor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. /Zëri