Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog.

Përmes një postim në platformën “X”, ish-Twitter, Osmani tha se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën drejt BE-së, duke theksuar se është dëshmuar se është gati për ta arritur statusin e kandidatit.

“Në takimin tonë të lamtumirës sot, i drejtova urimet më të mira ambasadorit të BE-së Szunyog në rrugëtimet e tij të ardhshme.

Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt vendit që meriton brenda Bashkimit Evropian. Ne kemi treguar herë pas here se jemi gati për të arritur statusin e kandidatit në BE.

Është koha për të ecur përpara”, ka shkruar Osmani.