Haxhiu: Pronat e konfiskuara do t’u jepen të mbijetuarve të dhunës

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se pronat e konfiskuara do t’u jepen për shfrytëzim të mbijetuarve të dhunës.

Ajo në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka qëndruar për vizitë në një familje për t’i uruar “ditë të mbara në vendbanimin e ri”

“Sot, vizitova njërën nga familjet për t’ju uruar ditë të mbara në vendbanimin e ri. Pronat e konfiskuara një nga një do të jepen në shfrytëzim për të mbijetuarit e dhunës,” ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar ka të sekuestruar ose të konfiskuar prona, qindra vetura etj.

Agjencia përkujdeset edhe për pasuri të tjera të sekuestruara siç janë stolitë e arit, telefonat, gjësende të tjera të vlefshme apo edhe për substancat narkotike. Ndërsa paratë ruhen në Bankën Qendrore të Kosovës, ndërsa pronat e paluajtshme shpeshherë u jepen në shfrytëzim institucioneve.