Askush nuk guxon ta vizitojë këtë ishull që ka një sekret të tmerrshëm – nëse shkelni në të nuk do të dilni i gjallë
Ilha da Quemada Grande është një ishull i vogël që askush në botë nuk guxon ta vizitojë.
Edhe nëse shkelni në këtë ishull me shumë gjasa nuk do të riktheheni i gjallë në shtëpi.
Ky ishull sipas @Randomfactstheworld, është njëri prej ishujve më të rrezikshëm në botë, dhe rreziku është aq i lartë, sa të gjithëve u ndalohet ta vizitojnë atë.
Por, cili është sekreti i tmerrshëm që e bën këtë ishull të ndaluar?
Ishulli i cili shtrihet 33 kilometra larg brigjeve të Brazilit, nuk ka qenë gjithmonë i pabanuar nga njerëzit. Në fakt aty kishte jetuar një popullatë që kishte pastruar bimësinë për plantacion bananesh. Përveç, kësaj në vitin 1909 afër ishullit ishte ndërtuar edhe një kullë drite që shërben për ndriçimin e detit.
Megjithatë, kur kjo kullë u automatizua, njerëzit e fundit në këtë ishull u detyruan të largohen prej aty dhe ka mbetur i pabanueshëm që nga atëherë.
Sot, jetojnë 4,000 gjarpërinj helmues (në rrezik për zhdukje) të quajtur ndryshe si “Golden Lance Heads”.
Këta gjarpërinj janë aq helmues, sa një kafshim nga ata mund t’ju shkaktojë nekrozë të rëndë duke çuar në prishjen e mishit.
Në të kaluarën, studiuesit vlerësuan se gjendeshin 430 mijë gjarpërinj, të përhapur në territorin 430 mijë metra katror, që i bie një gjarpër për një metër katror. /telegrafi