Shqipëria dhe SHBA-ja shënojnë 8-vjetorin e miratimit të amendamenteve për Reformën në Drejtësi
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan tetëvjetorin e miratimit unanim të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën Reformës në Drejtësi.
Lidhur me këtë, ShBA-ja ka uruar popullin shqiptar për mbështetjen në zbatimin e pakthyeshëm të saj, përcjell Klankosova.tv.
“Në këtë 8-vjetor të miratimit unanim të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën Reformës në Drejtësi, urojmë popullin shqiptar për mbështetjen në zbatimin e pakthyeshëm të saj. Ashtu siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, Reforma në Drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po krijon në Shqipëri një demokraci më të fortë:.
Ne jemi krenarë që kemi qenë në krah të popullit shqiptar në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, ndërsa ata bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe afrimin e Shqipërisë me komunitetin euroatlantik të kombeve”, shkruan ambasada e ShBA-së.