AAK-ja organizon tryezë diskutimi për çështjet e sigurisë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se nesër me fillim nga ora 17:00 do të organizojë tryezë diskutimi për prioritetet e kësaj partie politike në fushën e sigurisë.
Tryeza mbahet në selinë qendrore të AAK-së, në lagjen Arbëria, rruga Vicianum në Prishtinë, ka njoftuar AAK-ja.
Çështja e sigurisë është shpesh pjesë e diskutimeve publike në Kosovë.