Shqipëria dhe Koreja e Jugut drejt zgjerimit të bashkëpunimit në tregti

Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Kore të Jugut, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani u prit nga homologu i tij, Tso Teijul.

Dy kryediplomatët shprehën angazhimin e përbashkët për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në tregti, shkruan tvklan.al.

Hasani theksoi mbështetjen e Shqipërisë për strategjinë Indo-Paqësore, që sipas tij, synon të forcojë sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale, duke rritur rolin e Koresë së Jugut si një partner dhe udhëheqës i besueshëm.

Ministri Hasani zhvilloi gjithashtu një vizitë në kompaninë ‘Yura Corporation’, furnizuesin global në industrinë e automobilave, që ushtron aktivitetin edhe në Shqipëri prej 6 vjetësh.