Szunyogu në takimin lamtumirës i kërkon Kurtit përshpejtim reformash për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili po e kryen mandatin e tij, shkoi për herë të fundit si ambasador i bllokut në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Szunyogu shkroi në “X” për takimin lamtumirës me Kurtin, të cilin tha se e falënderoi për bashkëpunimin.

Ai tregoi edhe se e inkurajoi atë që t’i përshpejtojë reformat për t’u afruar me BE-në.

“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partner stabil dhe i pazëvendësueshëm për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyogu.