Fotografia ikonike pas vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës
Me 10 vota për dhe 4 kundër, më 22 korrik të vitit 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë kishte marrë vendim në favor të pavarësisë së Kosovës.
Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.
Fotografia më ikonike e asaj dite është ajo e Vuk Jeremiqit, shkruan Zeri.info.
Ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, së bashku me Vjosa Osmanin, e cila ishte pjesë e delegacionit kosovar, shihen të gëzuar, ndërkaq Vuk Jeremiq bashkë me delegacionin serb largohen kokulur nga salla e GJND-së, pas vendimit pro pavarësisë së Kosovës.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. /Zëri