David Philips: Vetëm një ndërmjetës amerikan e ndryshon dinamikën e dialogut Kosovë - Serbi
Eksperti amerikan, David Philips, thotë se dinamikën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e ndryshon vetëm një ndërmjetës amerikan.
Philipsi thotë se Amerika duhet të përfshihet më shumë në dialog, në mënyrë që të kalohet ngërçi aktual.
“Një bashkëkryetar amerikan do të ndryshonte dinamikën. Le të kthehemi te struktura e jashtme dhe të përfshijmë më shumë SHBA-në. Kjo është mënyra më e mirë për të kaluar nga një ngërç në një proces ndërmjetësimi më dinamik”, tha Philipsi për GazetaBlic.