Reagoi për largimin e Bidenit nga gara, Hyseni i kthehet ashpër Gërvallës: Mozomakeq, mjaft more të pafytyrë!

Ish-ministri dhe deputeti i LDK-së, Skender Hyseni, vjen me një reagim të ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, më saktësisht ndaj shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Gërvalla ishte e vetmja zyrtare qeveritare që ka reaguar pas largimit të presidentit amerikan Joe Biden nga gara presidenciale.

Hyseni e ka quajtur qeverinë të pafytyrë dhe të pandërgjegjshme, e cila sipas tij e ka marrë në qafë Kosovën.

“Establishmenti politik në Kosovë, e besa edhe shoqëria në Kosovë, kanë marrë turr me i ‘drejtu politikat parazgjedhore amerikane’ thua se kanë fuqi magjike dhe se e kanë luksin të merren me gjëra që shkojnë larg përtej orbitës së tyre miniaturale. Mozomakeq!”.

Sipas tij, Kosova e mjerë me një që e quan veten presidente, e cila kërkon që Kosova të kthehet në kohën e parashpalljes së pavarësisë.

“Edhe pse uroj të jetë e vetëdijshme se askush nuk e pyet ‘kur është Bajrami i……. Kosova e mjerë me një kryeministër gënjeshtar inteligjent që nuk e ka hallin e Kosovës, por që për synim ka ‘riformatimin e botës’, Kosova e mjerë, pa një alternativë real-politike të mirëfilltë…….”, vazhdoi reagimin ish-ministri Hyseni.

Por nuk ka përfunduar me kaq.

Hyseni thotë se kjo Qeveri i mori në qafë të gjithë.

“Po, mjaft më more të pafytyrë e të papërgjegjshëm, se e morët në qafë këtë vend. I morët në qafë të gjithë, përfshi këtu edhe ‘40%-in e analfabetëve funksionalë’”.